Mbi 61 mijë njerëz u infektuan me Covid-19 në Kosovë për gati 11 muaj

TË FUNDIT

Që nga gjysma e parë e muajit mars kur u paraqiten rastet e para me Covid-19 në Kosovë, u regjistruan 61 mijë e 86 raste nga 240 mijë e 696 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe i lartë ka qenë edhe numri i personave që kanë vdekur si shkak i Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 1 mijë e 509 raste të vdekjes. Ndërsa që nga pranvera e vitit të kaluar  u shëruan 53 mijë e 17 persona.

Sa i përket rasteve të regjistruara në ditë ende vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve, Vetëm gjatë raporteve të fundit të publikuara dje nga IKSHPK, u raportuan edhe 341 raste të reja nga 2 mije e 357 mostra të testuara, kurse u regjistruan tri raste të vdekjes./21Media