SULMOI DHE LËNDOI NJË POLIC, PERSONI I CILI E DOGJI BANESËN ËSHTË DËRGUAR NË “BARDOVCË”

584
0
SHPËRNDAJE

Kështu duket ndërtesa në rrugën “Dame Gruev” në Qendër e cila mbrëmë u kaplua nga zjarri. Ballkoni i parë, i dytë dhe i tretë janë shkatërruar, ndërsa policia edhe sot kryente ekspertizë në vendin e ngjarjes.

“Një ditë pas zjarrit këtu në Qendër te Rruga Dame Gruev,  mund të shihen mbetjet e banesave të djegura, por poashtu ka edhe banesa të cilët janë dëmtuar gjatë shuarjes së zjarrit. Personi Vlatçe Manojlevski, i cili vetë e ka djegur banesën, është dërguar në Spitalin për sëmundje mendore Bardovcë “.

Nga MPB-ja informojnë se do të ndërmerren masa për zgjidhjen e rastit. Tridhjetë e nëntë vjeçari, Vllatçe Manojllovski, ka sulmuar dhe lënduar një nëpunës policor, informojnë nga MPB-ja.

“V.M. ka sulmuar një nëpunës policor, duke e goditur me kokë në pjesën e kokës. Tek nëpunësi policor janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa V.M. me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin psikiatrik “Bardovcë” “, nga MPB-ja.

Fqinjët, mbrëmë për TV21  deklaruan se një kohë të gjatë kanë pasur probleme me këtë person dhe se e kanë denoncuar në polici. Nga zjarri i djeshëm nuk ka të lënduar. Një pjesë e banorëve kanë arritur që vetë të dalin nga ndërtesa, ndërsa më të moshuarit janë evakuuar nga zjarrfikësit dhe policia. Atyre që kanë pasur nevojë u është dhënë ndihmë mjekësore.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU