ORTODOKSËT FESTOJNË KRISHTLINDJET, NË KISHË TË PRANISHËM EDHE NJË PJESË E POLITIKANËVE

515
0
SHPËRNDAJE

Me përshëndetjen tradicionale “Krishti u lind” me rastin e Krishtlindjeve, arkipeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, z.z. Stefan besimtarëve ortodoks ua uroi festën  e Krishtlindjeve. Liturgjia me rastin e kësaj feste i mblodhi besimtarët në kishën ortodokse Shën Klimenti i Ohrit, në qendrën e Shkupit. Qytetarët thanë se kjo është një nga festat më të mëdha dhe në këtë festë mblidhet e gjithë familja në një vend.

“Dita më e bukur, për shëndet dhe për lumturi. Krishti u lind dhe patjetër kjo është dita më e bukur për ne.”

“E festojmë sipas traditës dhe sipas të gjitha zakoneve. Buzmi, Krishtlindjet, tani jemi në kishë, pastaj në drekë me familjen, me nipërit.”

“Krishtlindjet janë festa më e ndritshme, Lindja e Jezus Krishtit dhe tashmë 2000 vjet festohet, të gjithë besimtarëve ortodoks u urojmë paqe, dashuri dhe shëndet”,u shprehën disa qytetarë të Shkupit.

Në liturgjinë në kishën ortodokse mori pjesë edhe presidenti i shtetit, Ivanov, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

“Atë që e dëshiroj për familjen time ua dëshiroj të gjithëve. Shëndet, gëzim, lumturi dhe suksese. Ashtu siç jemi të bashkuar gjatë festave ashtu të jemi edhe gjatë tërë vitit. Para se gjithash, ta duam, respektojmë dhe ta ruajmë shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.

Në familjen e kryeministrit Zaev, monedha e bukës së Krishtlindjeve ka rënë tek Zoti, ndërsa tek presidenti Ivanov, monedha ka rënë brenda familjes. Mickovski ishte më me fat  në familjen e tij, ndërsa në familjen e Shilegovit, më me fat ishte biri i tij.

Përgatiti Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU