JETA NË DY RROTA, IVANA DHE MANU E UDHËTUAN BOTËN ME MOTOR

550
0
SHPËRNDAJE

Udhëtim i cili ka zgjatur katër vjet nëpër 6 kontinente dhe 147 mijë kilometra të kaluara. Ivana Çollakovska dhe bashkëshorti i saj Manu Tores kanë pasur një aventurë të pazakontë – ata kanë udhëtuar nëpër botë me motor.

Ideja për këtë udhëtim ishte tërësisht e  rastësishme. Por kujtimet do të mbesin përjetë.

“Nuk kishim plan. Një vit para udhëtimit ishim në udhëtim me çanta në Indi. Kur arritëm atje e blemë një motor të viteve të ′70 – ta. Pa asnjë farë njohuri e as leje për vozitje i shkuam rreth e përqark Indisë dhe në fund të atij udhëtimi kishim një dëshirë”, u shpreh Ivana Çollakovska, motoriste.

Të impresionuar nga të gjitha vendet nëpër të cilët kanë kaluar, qytete, fshatra dhe lagje, Ivana thotë se nuk mund të ndajë ndonjë vend i cili i ka lënë përshtypje të veçant.

“Të gjitha vendet ishin të mrekullueshëm. Çile, Argjentina, Bolovia, Ekuatori, India. Të gjitha vendet më kanë lënë përshtypje të mirë dhe nuk mund të ndaj ndonjë prej vendeve”, tha Çollakovska.

Së basku me bashkëshortin e tije kanë njoftuar shumë njerëz, të gjithë kanë qenë interesant dhe nga kultura të ndryshme. Si më mikpritës i ndajnë njerëzit që vijnë nga zemra e Azisë, me të cilët ende kontaktojnë.

“Për mua populli më mikpritës ishin njerëzit nga Azia Qendrore. Kazakistan, Uzbekistan, Taxhakistan, Kirgistan. Këta popuj flisnin gjuhën ruse andaj mundeshim që të komunikojmë. Ishin të mahnitur kur u tregoja se jam nga Maqedonia. Çdoherë ishim të mirëseardhur në shtëpitë e tyre, çdoherë na lironin vend për të fjetur, për të ngrënë së bashku me ta.”

Në prill, Ivana dhe Manu u kthyen në shtëpi. Në sheshin “Maqedonia” në Shkup për ta u organizua pritje nga të afërmit e tyre, por edhe persona të cilët gjatë udhëtimit të tyre i kanë inkurajuar edhe përkundër aktit që nuk i njihnin. I kanë ndjekur të gjitha postimet e tyre në rrjetet sociale.

“Nuk prisja një gjë të tillë. Nuk doja as të tregoja që do të kthehemi. Vetëm dëshiroja të kthehem tek të afërmit, të pushoj, të hajë një drek të mirë. Shumë persona më konkaktuan nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më treguan se dëshirojnë të organizojnë pritje. Ishte shumë euforike dhe atë moment do të mbajë mend përjetë.”

Mbështetje financiare për avantuar e tyre kanë marrë nga sponsor të huaj. Kompanitë vendore nuk janë treguar si mbështetës të veprimeve të tilla.

“Gjatë kohë së udhëtimit kemi pasur disa sponsor të huaj. Sponsorët e Maqedonisë na kanë harruar. Projekti me të vërtetë ishte i veçant, por asnjëherë nuk morra ndonjë ofertë nga ndonjë kompani e Maqedonisë.”

Pas disa muajve, Ivana dhe Manu tashmë bëjnë plane për udhëtim të ri, por këtë herë nuk do të udhëtojnë me motor por me trejler( furgon i pajisur me pajisje për jetesë). Bota është vend i bukur për ta udhëtuar dhe hulumtuar, me çfarëdo lloj transporti.

“Për vitin 2018 po përgatitemi për udhëtim të ri. Nuk do të udhëtojmë me motor por me furgon. Këtë dimër do të jemi në Maqedoni dhe do të përgatitemi për sfida të reja”, shtoi ajo.

Me Ivanën u përshëndetëm me premtim se nga udhëtimi i ri do të na tregoj përvoja edhe më interesante.

Përgatiti: Jordanço Cvetanovski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU