DEL NË TREG LIBRI KUNDËRTHËNËS “ZJARR DHE ZEMËRIM”

455
0
SHPËRNDAJE

Tramp: “Libri është gënjeshtër”, Uollf:” Tramp nuk ka kredibilitet”.

Majkëll Uollf, autori I librit mbi administratën e presidentit Tramp, ka thënë se presidenti amerikan ka më pak besueshmëri se ndoshta çdo preson tjetër që ndonjëherë ka ecur në Tokë. Uollf i cili shpenzoi muaj të tërë në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që po e shkruante librin “Fajër end Fjuri” apo “Zjarr dhe zemërim”, u është përgjigjur kështu pretendimeve të Trampit se libri i tij është përplot me gënjeshtra. Në intervistën e tij të sotme për NBC-në, Uollf ka thënë se të gjithë në stafin e Trampit e përshkruajnë presidentin amerikan sin jë fëmijë.

Presidenti Tramp më herët gjatë ditës tha se libri me aludime të dëmshme për administratën e tij është I mbushur me gënjeshtra. Libri citon ish-ndihmësin Stiv Benon, që flet për një takim me një grup rusësh, në të cilin djali i Trampit  ishte I pranishëm dhe e cilëson takimin, një lloj tradhëtie.

Libri po ashtu tregon se Tramp u habit nga fitorja e tij në zgjedhje. Avokatët e Trampit u përpoqën të ndalonin botimin e “Fajër end Fjuri”. Libri ka dalë në shitje mëngjesin e sotëm dhe përfshinë pretendimet se ekipi i Trampit ishte i shokuar dhe I tmerruar me fitoren e tij në zgjedhje, se gruaja e tij Melania, kishte qarë nga pikëllimi natën e zgjedhjeve, se zoti Trampi ishte i zemëruar se yjet e listës A e kishin shpërfilluar inaugurimin e tij, se presidenti e kishte konsideruar Shtëpinë e Bardhë si të bezdisshme dhe madje të frikshme, se vajza e tij Ivanka planifikon të bëhet gruaja e parë presidente e SHBA-ve, e të tjera.

Libri është bazuar në më shumë se 200 intervista, por disa pjesë të tij janë kritikuar dhe janë vënë në dyshim. Sidoqoftë, edhe nëse vetëm gjysma e asaj që përmban libri është e vërtetë, ai sjell sërish një portret të urryer të një presidenti paranojak dhe një Shtëpie të Bardhë kaotike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU