XAVI FTON RIBERYN T’I BASHKOHET NË KATAR

514
0
SHPËRNDAJE

Mesfushori spanjoll është i lumtur te skuadra e tij Al Sadd

Xavi Hernandez i ka bërë thirrje Franck Riberys që t’i bashkohet në Katar te skuadra e Al Sadd.

Spanjolli është pjesë e këtij klubi që nga viti 2015, kur u larguar nga Barcelona dhe ka theksuar se është shumë i kënaqur me jetën në këtë vend dhe nëse Ribery vendos të largohet nga Bayerni, do të ishte mirë që të shkonte dhe të luante së bashku me të.

“Katari është një vend i mrekullueshëm edhe Ribery do të kalonte mirë këtu”, ka thënë Xavi për Bild.

“Jeta këtu është shumë e mirë. Vajza jonë Asia, ka lindur në Doha dhe ne ndihemi shumë mirë këtë vend”.

“Natyrisht që niveli i futbollit nuk është si në Evropë, por do të doja të luaja me Riberyn, prandaj kam dëshirë që ai të vijë këtu”, ka theksuar Xavi.

Ribery ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën me Bayernin apo do të largohet nga bavarezët, pjesë e të cilëve është që nga 2007.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU