KRASNIQI: TË FORMOHEN PESË UNIVERSITETE NË PRISHTINË

463
0
SHPËRNDAJE

Milazim Krasniqi tregon se si do duhej të reformohej arsimi i lartë publik

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka përkrahur idenë e Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyçit për mbylljen e universiteteve publike në qytetet tjera të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë si të drejtë dhe të guximshme. “ Ata që i kanë hapur, e kanë pasë me sherr atë punë, i kanë hapur si kioska, për me ble vota e me shitë diploma. (Para do vitesh e kam publikuar idenë se si ato duhet të kthehen nën kuptolën e UP-së, sipas modelit të “universitetit global”, natyrisht të modifikuar”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Ai po ashtu ka dhënë edhe një propozim se si duhet të reformohet arsimi i lartë. “Njëra nga mundësitë e reformës në arsimin e larë publik është kjo: nga UP-ja aktuale, të formohen pesë universitete në Prishtinë (1.Universiteti i Shkencave të Mjekësisë, 2. un.Teknik-teknologjik, 3. un. i Shkencave Sociale e Humanistike (filologjiku, filozofiku, edukimi, juridiku e ekonomiku), 4. un. i Arteve dhe 5. ai i shkencave bujqësore. Pastaj fakultetet e universiteteve publike nga qytetet e tjera, do të integroheshin në këto universitete, sipas modelit të ‘universitetit amë.’”, ka shkruar Milazim Krasniqi në një postim tjetër në Facebook.

Sipas Krasniqit nëse do të bëhej kjo kontributi i mësimdhënësve do të maksimalizohej, si dhe do të kishte barazi në gjithë vendin sa i përket edukimit të studentëve./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU