Ekspertët nga OBSH-ja dhe Kina vizituan Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Wuhanit dhe provincës Hubei

TË FUNDIT

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dhe Kina vizituan të hënën Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të qytetit Wuhan, si dhe Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të provincës Hubei.

Grupi i përbashkët Kinë-OBSh vizitoi aty disa laboratorë, duke përfshirë një laborator të nivelit të tretë të biosigurisë dhe një laborator referues të gripit. Pjesëtarët e grupit gjithashtu këqyrën mostrat e të dhënat kërkimore të rasteve fillestare dhe biseduan me ekspertë të këtyre dy qendrave.