DEMBELE KTHEHET NGA LËNDIMI

512
0
SHPËRNDAJE

Më në fund vjen momenti i rikthimit në fushë për talentin francez

Barcelona ka konfirmuar që Ousmane Dembele është i gatshëm për të luajtur, pas mungesës prej tre muajsh për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në muajin shtator ndaj Getafes.

Dembele këtë verë iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro dhe është paraparë të jetë zëvendësuesi i Neymar, por lëndimi i rëndë nuk e ka lejuar të shfaqë vlerat e tij në skuadrën katalanase.

“Rikthimi i Ousmane Dembeles në fushë po afrohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

“Në fakt, të martën ai ka marrë lejen e mjekëve të klubit dhe tani trajneri Ernesto Valverde mund të llogarisë në të”.

Dembele ka luajtur në dy ndeshje me Barcelonën para se të lëndohej. Ndaj Espanyolit në La Liga dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU