Arrestohen dy tetovarë pasi sulmuan shoferin e shërbimit merimangës

TË FUNDIT

Sot (2-shkurt) në ora 12:40, efektivët e policisë të SPB Tetovë në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, afër sheshit të qytetit, kanë ndaluar banorët e Tetovës H.T. (19) dhe SH.T. (47), të cilët më herët kanë sulmuar fizikisht personin S.M. (49) nga Shipkovica e Tetovës, i punësuar në “shërbimin merimangë” të Tetovës.

Të dy të raportuarit për sulmin fizik janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës, për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate, njoftojnë nga SPB Tetovë.