NBA, NË PERËNDIM HUMBIN KRYESUESET, CLIPPERS FITON DERBIN E LOS ANGELESIT

620
0
SHPËRNDAJE

Houston Rockets është përfshirë nga një ‘hemorragji’ humbjesh, teksa në Washington pësoi të 5-tën radhazi

Skuadra që për pak ditë kryesoi edhe renditjen në Konferencën e Perëndimit, u mposht me rezultatin 121-103 nga Wizards, në një sfidë ku vendasit dominuan në pjesën më të madhe të lojës.

Rockets vuajtën formën jo të mirë të Harden, që shënoi vetëm 20 pikë dhe 4 asiste në këtë takim, ndërsa më i miri i ndeshjes ishte Porter i Washingtonit me 26 pikë, 7 asiste dhe 6 rikuperime.

Edhe kampionët në fuqi, njëkohësisht kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Golden State u mposhtën në shtëpi me rezultatin 100-111 nga Charlotte Hornetts. Me 29 pikë, 7 asiste dhe 13 rikuperime, Howard i Charlotte ‘eklipsoi’ Kevin Durantin, që u ndal në 27 pikë, 6 asiste dhe 4 rikuperime.

Kanadezët e Toronto Raptors u rikthyen te fitorja, pas 2 humbjeve radhazi. Ata mposhtën Atlanta Hawks me rezultatin 111-98, duke dominuar bindshëm veçanërisht gjysmën e parë të takimit. Prince i Atlantës shkëlqeu me 30 pikë, 1 asist dhe 10 rikuperime, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij për të fituar, ndërsa për Raptors, DeRozan regjistroi 25 pikë, 5 asiste dhe 1 rikuperim.

Anthony Davies, DeMarcus Cousins dhe Jrue Holiday shënuan plot 88 pikë, 13 asiste dhe 27 rikuperime së bashku, por nuk arritën të orientojnë drejt fitores New Orleansin. Pelicans u mposhtën me rezultatin 120-128 nga Dallas Mavericks dhe prishën serinë prej 4 fitoresh radhazi.

Mjaft i luftuar ishte edhe derbi i Los Angelesit, mes Lakers dhe Clippers, fituar nga këta të fundit me rezultatin 106-121. Gjithçka u vendos në pjesën e parë të sfidës, ku Clippers, të udhëhequr nga forma e mirë e Griffin me 24 pikë, 6 asiste dhe 6 rikuperime, triumfuan me rezultatin 35-22. 3 pjesët e tjera ishin mjaft të balancuara, por Lakers u duk e pafuqishme të rikuperojë diferencën e pjesës së parë, transmeton supersporti.

Në takimet e tjera, Miami Heats u mposht nga Brooklyn Nets me rezultatin 87-111, Phoenix triumfoi 111-101 ndaj Sacramentos, Milwaukee fitoi në Oklahoma me rezultatin 97-95 dhe Chicago iu imponua Indianas me rezultatin 119-107.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU