Punëtorët turistik me mbi 90% humbje! Punojnë në oferta të sigurta turistike për vitin 2021

TË FUNDIT

Agjencitë turistike janë në prag të ekzistencës. Nëse para krizës vetëm me turistë të huaj në buxhet janë inkasuar 400 milion dollarë, tani vetëm “po mbijetojnë”. Potenciali, sipas punëtorëve të turizmit, është që RMV të bëjë miliarda euro vetëm nga turizmi nëse punohet me përkushtim për shkak se 30 degë të tjera janë të lidhura me turizmin. 1,3 trilion dollarë është humbja e organizatës turistike botërore. 100-120 milion vende pune në turizëm janë në rrezik të drejtpërdrejtë nga pandemia.

Arkan Kerim: “Fituam shpresë kur u publikua se ka vaksinë pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, megjithatë siç po e shohim vaksinimi dhe distribuimi nuk shkojnë aq shpejt siç menduam se do të ndodhë”.

Elizabeta Josifovska: “Dëmi në përgjithësi në sektorin e turizmit ishte i madhe, më saktë nëse flasim për agjenci turistike këtu kemi ulje të shtijës për më shumë se 90% në krahasim me vitin 2019”.

Andrej Siraçevski: “Qytetarët nuk kanë udhëtuar këtë vit për arsye të kuptueshme dhe ende nuk udhëtojnë, kanë filluar, por një numër shumë i vogël dhe me shumë kujdes. Humbjet financiare sigurisht që janë këtu”.

Përfitimi i vetëm nga pandemia është mundësia për turizëm vendor. Ka të interesuar, por thonë se qendrat vendase turistike nuk janë të gatshme për numër të tillë të turistëve.

Arkan Kerim: “Kjo me vauçerat shumë u ndihmoi qendrave rekreative dimërore dhe qendrave turistike me liqene, por çka të thuhet për hotelet në Shkup. Nuk ka asnjë ndihmë për hotelet në Shkup. Shpresoj se në pakon e re Qeveria do ta marrë parasysh edhe këtë gjë”.

Elizabeta Josifovska: “Më së shumti kërkohen Kodra e Diellit, Mavrovë, Berovë, Krushevë”.

Turizmi dimëror nuk do të thotë vetëm skijim. Maldive, Egjipti, Zanzibari janë destinacione më të ngrohta ku turistët vendosin të udhëtojnë, të pushojnë nga e gjithë situata, thonë nga agjencitë. Jo në numër të madh, nuk janë të interesuar.

Andrej Siraçevski: “Popullata jonë, turistët tanë më së shpeshti gjatë dimrit shkojnë në ski – qendrat e Bullgarisë, disa shkojnë në qendrat evropiane, Alpet. Ky vit gjendja është pak më ndryshe, për shkak se për në Bullgari nevojitet test negativ PCR që i demotivon dhe frikësohen  që të mos sëmuren. Kopaonik, Zllatibor, Banjat në Serbi janë destinacionet e kërkuara këtë sezon”.

Elizabeta Josifovska: “Me hapjen e kufijve, Kopaonik është destinacioni i preferuar i turistëve. Edhe pse është variant shumë më i shtrenjtë në krahasim me Bansko”.

Një pjesë e punëtorëve turistikë janë pesimistë se Greqia do t’i hapë dyert edhe këtë vit. Turqia edhe nëse i hap, OBSH-ja dhe BE-ja do të kërkojnë të udhëtohet vetëm me PCR negativ ose vaksinë. Mbetet fakti që edhe këtë verë destinacione të sigurta do të jenë Shqipëria dhe Serbia. Edhe krahas situatës së pasigurt, ata po përgatiten për sezonin veror.

Punëtorët turistikë i përshëndesin masat e qeverisë duke thënë se të njëjtat  i kanë ndihmuar vetëm për të mbijetuar.