GAZI LOTSJELLËS NË KUVEND, VËRTETOHET KRYERJA E VEPRËS PENALE NGA ALBIN KURTI

608
0
SHPËRNDAJE

Prokurori Valdet Gashi në fjalën përfundimtare në gjykimin e katër deputetëve të Vetëvendosjes, tha se nga video-incizimet është vërtetuar se Albin Kurti ka kryer veprën penale. Në këtë proces gjyqësor Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli akuzohen në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellëse në seancat e Kuvendit. Prokurori tha se deputetët janë penguar në kryerje të detyrës. Ai i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë të fajshëm dhe t’i dënojë në bazë të legjislacionit në fuqi. Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Por sot prokurori hoqi dorë nga ndjekja penale e Faton Topallit për përdorim të armës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU