“OTA” FILLON ME PUNË NË NËNTOR TË VITIT 2018, QEVERIA IA DORËZON KUVENDIT PROPOZIM-LIGJIN

470
0
SHPËRNDAJE

Agjencia operativo – teknike, fillon me punë më 1 nëntor të vitit 2018, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Në brifingun e ministrisë, ai theksoi se pajisjet për përgjim nga DSK-ja do të transferohen në OTA, dhe tani qytetarët nuk duhet të brengosen nëse dikush i përgjon. Propozim ligji i cili dje u përcaktua në seancë qeveritare, e rregullon formimin e agjencisë, kompetencat e saj, mënyrën e udhëheqjes, të drejtat, obligimet dhe mbikëqyrjen profesionale që OTA do ta ushtrojë ndaj operatorëve.

“Është shumë e rëndësishme të theksojmë se miratimi dhe krijimi i OTA-së, rrjedh nga plani për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të larta për çështje sistematike nga sfera e sundimit të së drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve,  përkatësisht, në lidhje me atë që ndodhi në vitin 2015”, u shpreh Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Në takimin me gazetarë në MPB, mori pjesë edhe shefi i policisë sekrete, Goran Nikollovski i cili sqaroi se këtë model e kanë marrë nga Kroacia, e cila e ka trashëguar nga Britania e Madhe. Do të ketë një sistem të ri dhe OTA nuk do të mundet t’i përgjojë bisedat, por agjencia do të jetë ndërmjetësues mes kërkuesit dhe personit të ndjekur, por i njëjti nuk do ta përdorë këtë material. Ndjekja do të realizohet pas urdhrave të lëshuara me numër telefonik pa ditur se i kujt është ky numër. Para një muaji, Spasovski paralajmëroi se pajisja për përgjime do të vendoset në një qendër speciale operative, e cila do të parandalojë përgjime masive.

“Qëllimi ynë është të krijohet një qendër speciale operative apo agjenci ku do të vendoseshin pajisje operative, prej ku do të kërkohej qasje deri tek të gjitha institucionet kompetente për ndjekjen e komunikimeve”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme (16.11.2017).

Derisa të formohet agjencia e re OTA, përgjimet do të vazhdojnë të kryhen në mënyrën e vjetër, në DSK, por ministri siguron se nuk do të ketë keqpërdorime në këtë aspekt pasi që e ka përforcuar kontrollin e brendshëm. Qeveria gjatë seancës së djeshme e ka përcaktuar propozim ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, me të cilin rregullohet procedura për realizimin e masave për ndjekjen dhe incizimin e bisedave telefonike dhe komunikimeve të tjera elektronike si dhe për realizimin e masave për t’i mbrojtur interesat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Përgatiti Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU