“GRATË” MARRIN TIMONIN E SKENËS, FEMRA PËRBALLË MENDËSISË SË SHOQËRISË TONË

361
0
SHPËRNDAJE

Ishte kjo sekuencë që shtangu publikun për një sekondë por më pas u duartrokit nga këto të fundit në shfaqjen ‘’Gratë’,  premierë nga Teatri Shqiptar në Shkup. Dashuria mes femrave, problematikat e tyre, paragjykimi për profesionet dhe liria e tyre ishin çëshjtet më kryesore që u trajtuan në këtë shfaqje me regji të Qëndrim Rijanit. Regjisori Rijani thotë se ishte koha e duhur që kjo shfaqje të jepej para publikut pasi temat e trajtaura janë aktuale në shoqërinë ku jetojmë.

“Jam përpjekur që të them disa gjëra nga gratë për gratë, nga gratë për burrat, të thonë disa gjëra këto gra ndaj njëra-tjetrës dhe shpresoj që pikërisht ato copëza shpirti që kanë derdhur këto gra në skenë, kanë qenë pikat në të cilat janë mbështetur reagimet e publikut’’, u shpreh Qëndrim Rijani, regjisor.

Nëse më parë prania e aktorëve meshkuj në skenën e teatrit ishte më e madhe dhe gratë ishin më në hije, Teatri Shqiptar ndërron pllakën me shfaqjen “Gratë’’. Premiera e kësaj shfaqje solli në skenë 8 aktore femra në një skenografi të kuruar me detaje nga Petrit Bakalli, me autor Robert Thomas dhe me muzikë të Fatos Lumanit.

Publiku që duartrokiti vazhdimisht shfaqjen në fund ndahet i kënaqur dhe njëzëri pohuan se kjo ishte shfaqja më e kompletuar ndonjëherë nga ana e Teatrit. Madje aktori Luran Ahmeti “Gratë” e konsideroi si shfaqje të vitit.

“Përveç mesazhit shumë të mirë  që përcollën tek publiku, aktorët përcollën edhe një emocion shumë të veçantë’’, tha Burhan Ahmeti.

“Është një gëzim që vjen një shfaqje e tillë sidomos nga gratë dhe vjen në një kohë të duhur’’, tha Kalosh Celiku, poet.

“Skena të qëlluara, për publikun tonë ishin gjëra që duhet të shikoheshin.’

Shfaqja “Gratë’’ do të shfaqet premierë për dy ditë në Shkup ndërkohë që sipas organizatorëve pritet të fillojë një turne vendor dhe më pas pjesëmarrje nëpër festivale ndërkombëtare.

Gazetar: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU