OTAMENDI MBETET NË CITY

692
0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi argjentinas do të qëndrojë te Manchester City edhe për dy vite shtesë

Nicolas Otamendi do të shpërblehet nga drejtuesit e Manchester Cityt me një kontratë të re e cila do ta mbajë lojtarin në Etihad deri në vitin 2022.Argjentinasi që i është bashkuar skuadrës angleze në vitin 2015 nga Valencia, ka kontratë deri në vitin 2020, por te City duan që ta mbajnë atë edhe për dy vite shtesë prandaj i kanë ofruar atij zgjatjen e marrëveshjes.

Goal shkruan që zyrtarizimi do të vijë në javët në vazhdim dhe iniciator për rinovimin e kontratës së 29-vjeçarit ka qenë trajneri Pep Guardiola i cili është shumë i kënaqur me paraqitjet e tij në këtë stinor.Përveç Otamendit, me kontratat me Cityn pritet t’i vazhdojnë edhe dy brazilianët, Gabriel Jesus dhe Fernandinho.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU