POCHETTINO NË RADARIN E PSG-së

700
0
SHPËRNDAJE

Pochettino, pasues i Emery te PSG-ja

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është në radarin e PSG-së.

Mediat britanike raportojnë se tekniku argjentinas është në listën e ngushtë për t’u bërë menaxher i ri i gjigantit francez.

Trajneri aktual i parisineve, Unai Emery duket së në fund të këtij sezoni do të largohet nga Parisi dhe Pochettino është një nga trajnerët e mundshëm për të marrë ‘timonin’ e PSG-së.

Pochettino ka bërë punë të madhe tek Tottenham, duke e ndërtuar një skuadër të denjë për garat e Premier Leagues dhe Champions Leagues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU