DIONA FONA VJEN NË BASHKËPUNIM ME NJË REPER

788
0
SHPËRNDAJE

Eksluzive për RTV 21

E ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” sot ishte artistja e re në skenë, Diona Fona.

Ka vetëm 3 ditë që Diona ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Shy”, projekt ky i cili po pëlqehet shumë, shkruan rtv21.tv

Ajo tregoi se videoklipin e ka xhiruar në Amerikë, veshjet i ka zgjedhur vet dhe tha se punuar shumë për këtë projekt.

Mes tjerash ajo foli edhe për projektet e saj të ardhme, ku mes tjerash zbuloi se shumë shpejtë do të vij në bashkëpunim me një reper, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Ndryshe, Diona bashkëpunon vazhdimisht me produksionin REDBOX Entertainment, pjesë e të cilit janë edhe Gjiko, Lumi, Ledri e shumë të tjerë. Mbetet të shihet se cili reper do të jetë bashkë me Dionën në projektin e ardhshëm./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU