TË AKUZUARIT NË LËNDËN “TRANSPORTER” KËRKOJNË INCIZIM TË GJYKIMIT, REFUZOHET KËRKESA E TYRE

413
0
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën Penale sot mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Transporter” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën i akuzuari i parë është ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona të tjerë. Të akuzuarit kërkuan nga Gjykata regjistrim vizual dhe tonik të gjykimit dhe dëshmitë t’i marrin në formë të shkruar, edhe pse paraprakisht i kanë marrë në mënyrë elektronike. Avokatët e kërkojnë edhe CD-në me bisedimet e përgjuara, sepse pa të nuk do të jetë e mundur mbrojtja. Ndërkaq mËSOJMË se gjykatësja e refuzoi kërkesën e të akuzuarve për inçizim pamor dhe zanor të seancës, sipas AKMIS. Pala mbrojtëse kërkoi që të shtyhet seanca kryesore deri sa të plotësohet kjo kërkesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU