POGBA: MË KËRKOI REALI, POR ZEMRA MË THA TË ZGJEDH MAN UNITED

835
0
SHPËRNDAJE

Mesfushori francez tregon sa shumë e do Manchester Unitedin

Paul Pogba ka rrëfyer se si e ka refuzuar Real Madridin për t’u transferuar te Manchester United, gjatë verës së shkuar.

Francezi ka zbuluar se Reali kishte shprehur interesim për të, por dashuria që ka për ‘Djajtë e Kuq’, kishte bërë që të refuzonte kampionët e Evropës, për t’u kthyer përsëri në Old Trafford.

“Për të qenë i sinqertë, Real Madridi më ka kërkuar dhe unë mendoja se do të shkoja atje, por kur erdhi oferta nga United gjithçka ndryshoi”, ka deklaruar Pogba.

“Unitedin e kam pasur gjithmonë në zemër. E zemra më tha që duhej të kthehesha këtu, nuk e di pse, nuk e dija se çfarë do të ndodhte”.

“Por vendosa të vija dhe nuk jam penduar. Asnjëherë nuk pendohem për vendimet që marr në jetë”, ka thënë ai.

Pogba është transferuar te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU