Zidan është infektuar me koronavirus

TË FUNDIT

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është infektuar me koronavirus, kumtoi pres-shërbimi i klubit.

Për momentin nuk ka informacione shtesë për shëndetin e  trajnerit francez.

Me siguri, Zidan do ta lëshojë ndeshjen nga xhiroja e 20-të në La Liga kundër Alaves, që do të mbahet të shtunën më 23 janar. Fillimi është në ora 21:00.

Aktualisht Real Madridi është në vendin e dytë me radhë, me shtatë pikë më pak se Atletiko.

Zidan për herë të dytë e mori Real Madridin në muajin mars të vitit 2019. Si trajner i “mbretërve” 48 vjeçari e fitoi Ligën e Kampionëve tre herë, dy herë kampionatin spanjoll, po aq edhe Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe fitues është edhe i kampionit botëror të klubit.