Filipçe: Varianti i Covid-19 i Britanisë së Madhe nuk është prezent në vendin tonë

TË FUNDIT

Në vendin tonë nuk ka mutacioni të koronavirusit i cili është shfaqur në Britaninë e Madhe, treguan rezultatet e analizave që janë bërë në laboratorin e ASHAM, njoftoi ministri Venko Filipçe.

“Nga rezultatet e mostrave të bëra në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë u konstatua se nuk ka asnjë mutacion të njëjtë me atë në Britaninë e Madhe”, deklaroi Filipçe.

Ai edhe njëherë theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm edhe përkundër asaj që bie numri i rasteve të reja të infektuar më koronavirusin.

“Megjithëse numri i personave të infektuar rishtazi po bie, ne ende duhet të jemi të kujdesshëm, sepse tani shkollat ​​kanë filluar të funksionojnë përsëri. Të gjitha masat e mbrojtjes mbeten. Javën e ardhshme do të analizojmë situatën dhe bazuar në atë do të sjellim masa dhe rekomandime të tjera, tha Filipçe.