Weber, BE-së: Fillimisht marrëveshje për shtensionim në veri

TË FUNDIT

Perëndimi dhe Bashkimi Evropian është dashur të lë mënjanë arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi, e të fokusohej në gjetjen e një marrëveshje permanente për depërshkallëzim të situatës në veri, ka thënë analisti politik Bodo Weber nga Instituti për Politikë dhe Demokratizim në Berlin.

Në një përgjigje për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Weber ka thënë që përnga pikëpamja e tij më me rëndësi është të gjendet një marrëveshje për kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti në polici dhe në gjyqësi.

Në kontekstin aktual politik, Weber thotë se “askush nuk po ndalon kryetarët shqiptarë të dorëhiqen” dhe se, sipas tij, “kjo do të ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar në zgjedhje të reja”.

Në lidhje me raundin e fundit negociatave në Bruksel, Weber tha se meqenëse nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për deeskalimin e përhershëm, ishte e vështirë të pritej që në ato negociata të arrihet një marrëveshje që do të çonte në zbatimin e Marrëveshjes Bazike.