RAIOLA KËRKON ANULIMIN E KONTRATËS SË DONNARUMMAS ME MILANIN

649
0
SHPËRNDAJE

Nuk kanë fund telashet për Milanin

Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta me lojën në fushë, Milani po përballet edhe me telashe të tjera.

Sipas Gazzetta dello Sport, grupi i menaxherit të Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola kërkon anulimin e kontratës së nënshkruar gjatë verës, pasi pretendon se portieri 18-vjeçar ka pësuar dhunë morale.

Kjo do të thotë se çështja për të ardhmen e Donnarummas po rihapet në mënyrë krejt të papritur.

Donnarumma ka nënshkruar me Milanin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. Në marrëveshje ishte parashikuar vendosja e një klauzole të dyfishtë: 70 milionë euro në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe 40 nëse Milani nuk do të renditet mes katër vendeve të para.

Kjo klauzolë nuk është nënshkruar në kontratën që është depozituar në Ligë, që do të thotë se ligjërisht nuk ekziston.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU