VAN GAAL: DORTMUNDI ËSHTË NJË KLUB I VOGËL

683
0
SHPËRNDAJE

Trajneri holandez nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e Borussia Dortmund

Louis van Gaal ka deklaruar që nuk do të pranonte të merrte postin e trajnerit te skuadra e Borussia Dortmund, pasi sipas tij i vetmi klub i madh në Gjermani është Bayern Munich, me të cilin ka punuar nga 2009 deri më 2011.

Holandezi ka treguar se ka refuzuar një ofertë nga Bayer Leverkusen më herët dhe të njëjtën do ta bënte po t’i ofrohej edhe nga Dortmundi, që është në kërkim të një trajneri pas largimit të Peter Bosz.

“Mendoj se Dortmundi nuk mund të krahasohet me Bayern Munichun, prandaj nuk do të shkoja tek ata”, ka thënë Van Gaal.

“Në ditët e sotme, si trajner nuk të jepet mundësia të qëndrosh gjatë në një klub, prandaj nuk do të mund ta shndërroja një klub të vogël në një klub të madh brenda një kohe të shkurtër”, ka theksuar ai.

Van Gaal është aktualisht i papunë që nga largimi nga Manchester United në vitin 2016.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU