Takim i ministrit Spasovski me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski priti sot në takim pune drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela.

Në takim, njoftoi sot MPB, është biseduar rreth detyrimeve të cilat dalin nga zbatimi i dispozitave nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Ministri Spasovski dhe drejtori Sela e potencuan bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

Drejtori Sela e prezantoi gatishmërinë për asistimin e Ministrisë, veçanërisht sa i përket akteve të cilat Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka obligim ligjor që t’i lektorojë.