SHPËRTHIMI NË NJU-JORK, TENTIM PËR SULM TERRORIST

606
0
SHPËRNDAJE

Në mëngjesin e sotëm jehoi një shpërthim në Nju-Jork, në njërën nga rrugët kryesore në pjesën qendrore të Menhetenit. Sipas një përfaqësuesi të policisë njujorkeze, bëhet fjalë për tentim që të detonohet bombë në të cilin u plagos vetëm sulmuesi me bombë.

Sipas televizionit Ej-Bi-Si, sulmuesi mbante dy mjete shpërthyese, njëra prej të cilave ishte e lidhur në trupin e tij. Njëra prej bombave ka shpërthyer derisa sulmuesi e mbante, duke i shkaktuar lëndime për të cilat është hospitalizuar. Dëshmitarët pohojnë se bëhet fjalë për një burrë të moshës 20 vjeçare.

Stacionet tejet të frekuentuara të metrove Tajms Skuer dhe Port Autoriti po evakuohen nga ana e policisë derisa trenat nuk ndalen në këto stacione.

Incidenti ka ndodhur në orën 7:30 sipas kohës lokale, gjatë rrëmujës së komunikacionit në mëngjes. Të dy stacionet e  metros janë të ndërlidhura me tunel këmbësor nëntokësor, dhe dëshmitarët okularë thonë se udhëtarët vetëm kanë filluar të ikin sapo e kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm. Qindra njerëz në rrjetet sociale lajmëruan se ka ndodhur një stampedo e vërtetë pas shpërthimit, ndërsa udhëtarët kanë shpejtuar sa më shpejtë të largohen nga tuneli nëntokësor dhe stacionet e metrosë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU