ASNJË NDRYSHIM NË SHKOLLËN E PANIÇARIT, DREJTORI IK NGA PËRGJEGJËSIA, BEXHETI PREMTON ZGJIDHJE

783
0
SHPËRNDAJE

“Ka kaluar gjysmë vjetori i parë, shkolla fillore në fshatin Paniçar vazhdon të jetë në kushte të mjerueshme, ne kontaktuam edhe me ministrin e Arsimit, por nga atje nuk japin përgjigje se çfarë do të ndërmarrin për këtë shkollë. Mirëpo edhe nga komuna nuk kanë ndërmarr asgjë deri më tani.”

Shkolla nuk ka oborr për lojërat e nxënësve.

Dera e shkollës është e vjetër, ndërsa në brendësi menjëherë vërehet  se mungon dyshemeja. Në këtë shkollë janë vetëm tre klasa. Muret janë të çara, bankat dhe ulëset janë të vjetra, ndërsa dritaret janë të gozhduara.

Gjatë dimrit për ngrohje përdoren koftorët.

Kështu ishte gjendja kur TV21 në fillim të vitit shkollor raportoi për kushtet e kësaj shkolle dhe siç duket asgjë nuk ka ndryshuar.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti thotë se vitin e ardhshëm prioritet do të jetë arsimi në komunën e Sarajit.

“Muaji dhjetor është muaji i miratimit të buxheteve komunale është obligim ligjor të çdo kryetarit të komunës, dhe sigurisht që në buxhetin e vitit të ardhshëm prioritet shumë të rëndësishëm do të zë edhe arsimi. Unë kamë komunikime të rregullta me drejtorët e shkollave dhe kuptohet edhe në bashkëpunim me ministrin e arsimit dhe kështu i caktojmë prioritetet”, tha Blerim Bexheti Bexheti, Kryetar i komunës së Sarajit.

Edhe pse TV21 disa herë tentoi të marrë prononcim nga Bedri Mahmuti i cili është drejtor i shkollës, ai nuk e pa të arsyeshme të deklarohet në lidhje me rastin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU