PARREGULLSI NË SISTEMIN AKMIS, NËSE VËRTETOHET, PËRBËN SHKELJE TË KONVENTËS EVROPIANE

510
0
SHPËRNDAJE

Ministria e Drejtësisë konfirmon parregullsitë në sistemin e shpërndarjes së lëndëve gjyqësore përmes sistemit informatik AKMIS.

“Grupi Punues mbikëqyrës, ka konstatuar inkonsekuencë në zbatimin  e Ligjit për menaxhim me qarkullimin e lëndëve në gjykatë dhe Rregullores Gjyqësore,  si dhe inkosekuencë  në përdorimin e AKMIS – it në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup dhe në Gjykatën Supreme”, u shpreh Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë.

Këto përfundime Ministria e Drejtësisë, i ka sjellë pas mbikqyrjes nga grupi punues i ngritur për këtë çështje, që në përbërje ka pasur gjyqtarë dhe ekspertë të informatikës.

Parregullsitë e konstatuara në Gjykatën e Themelore kanë të bëjnë me shpërndarjen manuale të lëndëve gjyqësore, që nënkupton mospërdorimin e modulit për shpërndarjen automatike të lëndëve. Kjo gjë është bërë pa arsyetim por vetëm me leje përmes telefonit nga kryetari i gjykatës, tha ministri i Drejtësisë, Saliji. Poashtu në Gjykatën Themelore, sipas tij, ekzistojnë 860 lëndë në të cilat nuk është caktuar gjykatës.

Në Gjykatën Supreme, nga grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë është konstatuar se nuk është formuar grup punues për menaxhimin me lëndët gjyqësore. Në Supreme, Rishpërndarja e lëndëve nuk kryhet përmes AKMIS-it, por gjykatësve u ndahen lëndët në mënyrë manuale përmes sistemit. Në Gjykatën e Apelit, grupi punues ka konstatuar se  lënda themelore regjistrohet në AKMIS,  por të gjitha shtesat e lëndës nuk regjistrohen por merret numri  i lëndës themelore  dhe lënda ruhet në regjistër. Nëse të gjitha këto vërtetohen nga organet kompetente, sipas kryetarit të grupit Punues, kjo përbën shkelje të të Drejtave të Njeriut.

“Nëse konstatohet se në këtë mënyrë është keqpërdorur sistemi automatik i shpërndarjes së lëndëve dhe në përputhje me ligjin për udhëheqjen dhe lëvizjen e lëndëve, nenet 3 dhe 4, secili ka të drejtë, përkatësisht, secila lëndë duhet të ndahet në mënyrë automatike, dhe ndarja duhet të jetë në mënyrë të rastësishme, përkatësisht nëse ndarja e lëndës i jepet një gjykatësi me qëllim, këtu bëhet fjalë definitivisht për shkeljen e konventës evropiane për të drejtat e njeriut që të kemi gjykim të paanshëm dhe të pavarur”, tha Llazar Nanev, kryetar i grupit vëzhgues.

Kjo mbikqyrje u nxit pas raportit të grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnard Pribe, në të cilin u tha se ka indikacione për abuzim me sistemin për shpërndarjen automatike të lëndëve në gjykata.

Gazetar: Besir Arifi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU