KOMUNA E GOSTIVARIT, ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KËSHILLIT MBETET PENG

614
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës se Gostivarit, Arben Taravari konteston zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Komunës, duke pretenduar se i njëjti është zgjedhë duke mos respektuar ligjin për vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës si dhe rregulloren për punë të këshillit të Komunës së Gostivarit.

Nasir Musliu nga radhët e BDI-së u zgjodh me 16 vota “për” dhe dy të përmbajtur. AI thotë se  Taravari refuzon ta publikoi vendimin e këshillit në fletoren zyrtare, në afatin e paraparë prej shtatë ditësh.

“Kryetari përpos që nuk respektoi vullnetin e qytetarëve nuk respektoi as votën e shumicës së këshilltarëve, ai nuk respektoi as ligjet në fuqi që pas afatit ligjor prej shtatë ditësh nga mbajtja e mbledhjes konstruktive me vonesë prej 17 ditësh, e sjell këtë aktvendim, ku konteston përzgjedhjen e kryetarit nga shumica e këshilltarëve të komunës së Gostivarit”, u shpreh Nasir Musliu, Kryetar i Këshillit Komunal.

Reaguan menjëherë nga Komuna e Gostivarit duke theksuar se  procedura e përzgjedhjes nuk i ka respektuar të gjitha kriteret administrative.

“Në seancën konstituive të këshillit, propozimi është dhënë nga ana e komisionit për verifikimi, çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime. Komisioni i cili, në përputhje me rregulloren për punë të këshillit të komunës së Gostivarit, nuk është kompetente për të propozuar kandidat për kryetar të këshillit të komunës” , nga Komuna e Gostivarit.

TV21 sot kontaktoi kryetarin Arben Taravari, mirëpo ai ndodhej  jashtë shtetit. Kohë më parë vetë Taravari theksoi se do të formohet shumicë e re dhe qytetarët e Gostivarit do të kenë në funksion dy organet e njësisë së vetëqeverisjes lokale, respektivisht Kryetarin e komunës dhe Këshillin e Komunës.

“Zyrtarisht dua të ju informoj se vetëm më kemi një shumicë  në këshillin komunal. Negociatat unë i kam nisë para se ta marr detyrën, por unë dua të zgjerojë këtë. Në qoftë se mund ta bëjmë 21,22, 23 sepse këtu nuk marrim vendime partiake, këtu marrim vendime për komunën dhe shpresoj se do mundem ta zgjeroj edhe pak më shumë”, tha Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Sipas kryetarit të këshillit komunal, Taravari nuk vendos as për shkarkimin e tij, sepse një gjë e tille duhet te kaloj në këshillin komunal, për çka tha se ata vazhdojnë ta kenë shumicën dhe ai do te mbetet kryesues.

Përgatitje: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU