TREMUJORSHI I TRETË, BPV 0.2% RRITJE, EKSPERTËT: KJO ËSHTË FOTOGRAFIA REALE E EKONOMISË

594
0
SHPËRNDAJE

Rritja e Bruto prodhimit vendor në tremujorshin e tretë është 0.2%, publikoi Enti shtetëror për Statistika. Kjo rritje minimale për pak e shpëtoi ekonominë nga recesioni. Në tremujorin e dytë u vërejt rënie prej 1.8%, ndërsa në tremujorin e parë BPV ishte në nivel të zero %. Të dhënat statistikore tregojnë se rritje është vërejtur në sektorin e tregtisë, transportit dhe bujqësisë, ndërsa rënie shënohet në sektorin e ndërtimtarisë, xehetarisë dhe industrisë së përpunimit. Edhe në këtë tremujorsh ndikim më të madh ka pasur amvisëria që merr pjesë në strukturën e BPV-së me 65%. Për biznesmenin Fatmir Bytyqi, numrat e tillë janë fotografi reale e politikave të këqija të qeverisë paraprake, ndërsa rritja prej 0.2% është fotografi reale e ekonomisë, e cila jep një dozë optimizmi.

“Në vitin 2017 siç duket do ta përfundojë si një nga vitet më të këqija në histori, me rritje të mundshme prej 0.5% dhe me këtë duhet të jemi të lumtur. Vlerësoj se viti 2018 duke i parë masat qeveritare, si dhe tendencat e institucioneve ndërkombëtare financiare, do të duhej të japë njëfarë optimizmi në afat mesatar se Maqedonia do të lëvizë në drejtim të përmirësimit, gjë që të gjithë e duam, e kjo është rritje ekonomike e cila do të sjellë të mira për të gjithë qytetarët”, u shpreh Fatmir Bytyqi, sipërmarrës.

Parashikimi për rritjen ekonomike për këtë vit, nga institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare, lëviz nga 0.5% deri më 1%. Kjo do të thotë se kriza politike e cila zgjati pothuajse më shumë se 2 vite e morri tatimin e saj, duke e zvogëluar prognozën fillestare për rritjen e BPV prej 3.5%. fillimisht, premtimi parazgjedhor i kryeministrit të tanishëm, Zaev, ishte se deri në fund të mandatit të tij, rritja ekonomike do të jetë 5%, prognozë e cila tani për tani për ekspertët është “fantazi shkencore”. Nga qeveria para më shumë se një muaji dolën me plan për rritje ekonomike, me të cilin parashihet trajtim i njëjtë i kompanive vendore dhe të huaja, përmirësim i konkurrencës dhe lirimi i ekonomisë nga presionet politike. Megjithatë, tani për tani nga kjo nuk ka asgjë, së paku kështu tregojnë numrat. Ende ka rënie të prodhimit në industri, ndërsa ngadalësohet niveli i kapitalit të huaj si dhe vazhdimisht po rriten shpenzimet për jetesë.

Përgatitje: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU