ÇIÇAKOVSKI I KA DHURUAR TË HOLLAT NË “POLIO PLUS”, KRYETARI I KSHZ-së KA PAGUAR 260 MIJË EURO

666
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Cicakovski, bonusin të cilin e ka marrë si kontribut pas vendimit të marrë bashkërisht nga ana e anëtarëve të KSHZ-së, veç më i ka donuar në organizatën jo qeveritare “Polio Plus”. 260.000 denarët veç më kanë kaluar në llogarinë e shoqatës. Këto mjete do të merren për projekte të shoqatës me çka do tu ndihmohet personave me nevoja të veçanta për ta realizuar të drejtën e tyre të votës.

“Bëhet fjalë për 260 mijë denarë të cilat sot u paguan  dhe shpreson se edhe anëtarët e tjerë të KSHZ-së të cilët paralajmëruan e pastaj edhe personat e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë, nuk e kam fjalën vetëm për Polio Plus, por ta bëjnë këtë në ndonjë organizatë për të cilën ata mendojnë se do të ndihmojnë për të mirë”, u shpreh Zvonko Sharevski, nga Polio Plus.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU