TË MARGJINALIZUAR NË LIBRAT SHKOLLORË, LGBT, TË VARURIT NGA DROGA DHE ME HIV, KËRKOHET REVIZION

547
0
SHPËRNDAJE

Ende ka shumë libra ku ka përmbjatje diskriminuese në baza të ndryshe, qofshin ato fetare, gjinore, etnike apo edhe në orientimin seksual. Mbi 15 libra nga të cilët mësojnë studentët në Maqedoni, përmbajnë diskriminime për përdoriesit e drogës, për komunitetin LGBT dhe të prekurit nga virusi HIV. Siç thekson Dragana Dërndarovska nga Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara” edhe përkundër asaj që në 6 vitet e fundit kanë arritur të përmirësojnë disa gabime në disa libra, ende mbetet një numër i madh i librave, për të cilët ka edhe vendim pozitiv për përmirësimin e tyre nga ana e komisionit për mbrojtje nga korrupsioni ose Avokati i popullit.

“Për shembull, homoseksualët trajtohen sikur persona pervers, sikur të sëmurë, gjithashtu edhe personat të cilët përdorin lëndë narkotike ofendohen në librat shkollore. Shembujt për përmbajtjet e këtilla janë të shumtë. Por, ajo që me të vërtetë është e tmerrshme është ajo që këto libra përdoren edhe në Fakultetet e punës sociale dhe politikës ose në Fakultetin e Psikologjisë ku  mësojnë studentë të cilët në të ardhmen do të duhet të punojnë me këta persona, tu ndihmojnë dhe të kenë qëndrime pozitive për ta,  në vend të diskriminimit.”, u shpreh Dragana Dërndarovska, Koalicioni.

Sipas anëtarit të Komisionit kundër diskriminimit, Bekim Kadriu theksoi se më shumë vërehen diskriminime në bazë të gjinisë, orientimit seksual dhe prejardhjes etnike ndërsa për përmirësimin e librave është i rëndësishëm qasja e institucioneve.

“Flasim për situata kur tejkalohet ajo çfarë quhet liri e shprehjes, liri e hulumtimit shkencor dhe autonomia e universitetit dhe sa është e mundur që këto tekste shkollore të mund të kontrollohet nga institucionet të pavarura”, tha Bekim Kadriu, Anëtar i komisionit për anti diskriminim.

Profesori universitar Ljubomir Fërçovski theksoi se këto janë gabime faktike dhe si të tilla duhet të shikohen dhe të përmirësohen pa ndonjë vonesë.

“Këto janë gabime faktografike, së pari duhet të përmirësohen pasi që nuk janë në përputhje me faktet. Për shembull, definicioni për homoseksualët si sëmundje, homoseksualët si pervers, sikur të sëmurë, rrjetat e tyre si shoqëri qëllim keqe të cilat si sekte rekrutojnë viktima e kështu me radhë. E gjithë kjo ekonografi është e gabuar dhe duhet të ndryshohet pa asnjëfarë vonese”, tha Ljubomir Fërçkovski, profesor universitar.

Për përmbajtjet diskriminuese në librat shkollorë është folur në dy hulumtimet e organizatave joqeveritare të vendit, si dhe në disa raporte ndërkombëtare, duke përfshirë edhe raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU