PAGA MË TË MËDHA PËR ARSIMTARËT? SASHK KËRKOI PËRPUTHJE TË PAGAVE

588
0
SHPËRNDAJE

Arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme mund të shpresojnë se do të marrin paga më të larta për 5% nga paga e tanishme, e cila është më e ulët se paga mesatare në Maqedoni, e që në shtator ishte mbi 23 mijë denarë. Këtë e premtoi ministrja e arsimit, Renata Deskoska.

“Rritja apo përmirësimi paraqet avancim të statusit të arsimtarëve. Me buxhetin e vitit 2018 do e  avancojmë statutin e arsimtarëve. Do i risim pagat e arsimtarëve në shkollat fillore dhe të mesme”, u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë nuk është e kënaqur nga përqindja e caktuar. Ata kërkojnë përputhje të pagave të arsimtarëve në shkollat fillore dhe të mesme me përqindjen e rritjes së pagës minimale në nivel nacional. Kjo do i përfshijë edhe profesorët e fakulteteve.

“Me vetë këtë do t‘i iket shkeljes së marrëveshjes kolektive nga ana e MASH-it, të prezantuar nga ministria e arsimit që paraqet vepër penale me ligj”, nga SASHK.

Përndryshe, sot ministrja Deskoska, deklaroi se nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore mësojnë leksione të pavërteta me përmbajtje diskriminuese dhe gjuhë të urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. Në kërkesë të profesorëve, por edhe të shumë prindërve, ministrja premtoi revizion të shpejtë të librave shkollorë.

Përgatitje: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU