PTHP HETON PËR DEKLARATAT E JEREMIQIT, DO TË HETOHET NËSE MIJALLKOV “KA LARË” PARA NË SERBI

607
0
SHPËRNDAJE

Deklarata e ish-ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq i cili tha  se ish kryeshefi i policisë sekrete të Maqedonisë Sasho Mijallkov, ka larë para në Serbi, ka inicuar hapjen e një procedure të re nga ana e Prokurorisë Themelore. Sipas PTHP-së ka indice se funksionarë të lartë të ish-pushtetit kanë kryer vepër penale “larje parash dhe kontribute të tjera”, që dënohet sipas nenit 273 të Kodit Penal.

“Procedura para-hetimore është rezultat i shkresave të publikuara nga ana e disa mediave në Republikën e Maqedonisë në lidhje me deklaratën e ish-ministrit të punëve të jashtme dhe kryetarit të Partisë popullore të Republikës së Serbisë, Vuk Jeremiq. Deklarata ka të bëjë me larje parash në Republikën e Serbisë nga ana e disa funksionarëve të lartë nga Maqedonia dhe me lidhjen e tyre me persona fizik dhe juridik në Serbi dhe Çeki”, nga PTHP.

Jeremiq në deklaratën e dhënë para tri ditëve për mediat serbe, thotë se pas ndryshimit të pushtetit, ata të cilët kanë qenë pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit, tani me panik po i nxjerrin paratë nga Maqedonia të cilat i kanë fituar në mënyrë të korruptuar, ndërsa “truri” i operacionit ka qenë ish kryeshefi i DSK-së Sasho Mijallkov.

“Në këtë moment përfundon një hetim serioz në Maqedoni, i cili nuk është vetëm hetim i organeve të Maqedonisë por edhe i organeve ndërkombëtarë, për Sasho Mijallkovin dhe shumë persona të tjerë nga Qeveria e mëparshme e Maqedonisë. Hetimi ndërkombëtar së shpejti do të dalë në publik me rezultatet e tij”, u shpreh Vuk Jeremiq, ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Nga VMRO-DPMNE presin që PTHP-ja sa më shpejtë të dalë me detaje për këtë procedurë para- hetimore dhe ta njoftojë opinionin publik për rezultatet e këtij hetimi. Sipas kësaj partie, ky është edhe një rast i montuar politik nga ana e LSDM-së duke përdorur Prokurorinë Publike. Në të njëjtën kohë akuzojnë se mediat që transmetuan këtë informacion e kanë keqpërdorur deklaratën e Jeremiqit.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU