NË AUSTRALI MIRATOHET MARTESA E SË NJËJTËS GJINI

212
0
SHPËRNDAJE

Martesat mes njerëzve të të njëjtit seks janë tashmë të ligjshme në Australi, pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ligjin për këtë çështje.

Një shumicë dërrmuese deputetësh votuan për ndryshimin e ligjit të martesës dhe rrjedhimisht lejimin e martesave gay, 8 ditë pas një rezultati po kaq vendimtar në Senat. Vota “pro” i hapi rrugën festimeve në Parlament dhe solli brohoritje, duartrokitje, madje edhe këngë.

Pavarësisht këmbënguljes së konservatorëve, ligji përmban vetëm një përjashtim. Zyrtarë të licencuar për të formalizuar martesën mund të refuzojnë ta bëjnë këtë në rastin e martesave gay, për arsye fetare, por kjo nuk konsiderohet si një pengesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU