KOMUNA E GOSTIVARIT. ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KËSHILLIT MBETET PENG

599
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka sjell aktvendim për shkarkim të kryesuesit të Këshillit komunal, i cili me shumicë votash u zgjodh pas zgjedhjeve lokale gjate seancës konstituive. Kryesuesi vjen nga radhët e BDI, pasi subjekti ASH të cilit i takon edhe kreu aktual i Gostivarit nuk arriti të formojë shumicë. Kryesuesi i këshillit Nasir Musliu tha se Taravari ka shkelur procedurat ligjore me sjelljen e këtij aktvendimi. Sipas tij, Taravari nuk vendos as për shkarkimin e tij, sepse një gjë e tillë duhet të kaloj në këshillin komunal, për çka tha se ata vazhdojnë ta kenë shumicën dhe ai do te mbetet kryesues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU