BUXHETI PËR ARSIM NË VITIN 2018. VITIN E ARDHSHËM PAGA MË TË MËDHA PËR MËSIMDHËNËSIT

438
0
SHPËRNDAJE

Gjithsej 25,28 miliardë denarë apo 406,55 milionë euro do të jetë buxheti për arsim në vitin 2018 që është pesë për qind më shumë se në vitin 2017.

Sipas kesaj vitin e ardhshëm dukshëm do të rriten mjetet për bllok-dotacione për komunat me qëllim të përmirësimit të kushteve në shkolla. Për këtë dedikim janë projektuar 600 milionë denarë më shumë se Buxheti i sivjetshëm, që është rritje për 4,62 për qind, theksoi Ministrja e Arsimit Renata Deskoska.

Ministrja paralajmëroi edhe rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm për pesë për qind. “Buxheti për arsim në vitin 2018 është zhvillimor dhe me të do të investohet në cilësi dhe kushte më të mira për të gjithë”, shtoi Deskoska.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU