NJOHJA E JERUSALEMIT SI KRYEQYTET I IZRAELIT NGA SHBA-ja, PALESTINEZËT: VENDIMI KONSIDEROHET “SHPALLJE LUFTE”

845
0
SHPËRNDAJE

Njoftimi i presidentit amerikan Donald Tramp se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen vendi i parë që e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është vlerësuar si një “dështim total” për procesin paqësor në Lindjen e Afërt nga palestinezët.

Por një ministër izraelit u ka bërë thirrje vendeve tjera që të ndjekin veprimin amerikan.

Perspektiva e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit ka shkaktuar reagime globale, nga shqetësimet deri në alarm.

Përfaqësuesi i palestinezëve në Mbretërinë e Bashkuara, Manuek Hasasian, ka thënë se ndryshimet në politikën amerikan ndaj Jerusalemit përbëjnë një dështim total për zgjidhjen e konfliktit midis dy shteteve në mënyrë paqësore dhe se mund të konsiderohen si shpallje lufte.

Zyrtarë të kabinetit të Benjamin Netanjahut ndërkohë e kanë përshkruar planin e presidentit amerikan si një hap të madh drejt paqes rajonale dhe kanë thënë se edhe vendet tjera duhet të ndjekin veprimin amerikan dhe të zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem.

Por Papa Francesku ka bërë thirrje për respektim të status kuos. Dialogu duhet të zhvillohet vetëm përmes njohjes së të drejtave të të gjithë njerëzve në rajon”, ka thënë Papa Françesku në reagimin e tij.

Tereza Mej, kryeminsitrja e Britanisë ka thënë ndërkaq se pozicioni i vendit të saj mbi Jerusalemin nuk ka ndryshuar dhe se statusi i qytetit duhet të jetë subjekt i negociatave, ndërkohë që ai sipas saj duhet të jetë kryeqytet i përbashkët i dy shteteve. Kritikët më të ashpër të planit të presidentit Tramp kanë qenë Turqia dhe Irani, ndërkohë që shqetësimet e tyre i kanë shprehur edhe Rusia, Kina e vendet tjera.

Izraeli gjithmonë e ka konsideruar Jerusalemin si kryeqytet të tij, ndërkohë që palestinezët dëshirojnë që Jerusalemi lindor të jetë kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez. Duke e njohur Jerusalemin si kryeqytet të shtetit hebre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen vendi i parë që e ndërmerr një veprim të till që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948. Statusi i Jerusalemit është kaq i diskutueshëm sepse qyteti, e veçanërisht Jerusalemi lindor është shtëpi e vendeve të shenjta fetare për judaizmin, islamin dhe krishtërimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU