EKSPOZITA E “PRIDE PHOTO AWARD”, PLOMP: IMAZHET KANË FUQINË UNIKE PËR EDUKIM DHE INFORMIM

192
0
SHPËRNDAJE

Me fotografi të realizuara në skaje të ndryshme të botës u hap ekspozita e Pride Photo Aëard për vitin 2016 e cila u organizua nga Ambasada e Holandës në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

“Pride Photo Aëard është një konkurs ndërkombëtar për fotografi fokusi I të cilit është në diversitetin seksual dhe identitetin gjinor. Çdo vit thirren fotograf nga e gjithë bota që të ndajnë fotografitë më kreative, më sfiduese dhe fotografi që thyejnë stereotipa të identitetit gjinor dhe diversitetit seksual.”

Ekspozita u hap nga ambasadori holandez në Maqedoni Vouter Plomp dhe ministri I kulturës Robert Alagjozovski. Ekspozita do të mund të vizitohet nga vizitorët deri më 17 dhjeto, në Mala Stanica.

“Qëllimi I pakët I Pride Photo Aëard është të kontribuojë në një botë më të barabartë dhe gjithë përfshirëse përmes dukshmërisë së diversitetit seksual dhe gjinor dhe krijimin e vetëdijes për “Tjetrin”. Në një kohë kur qëndrimet personale ndikohen fuqishëm nga informacioni vizuel, fotografia ofron një mjet të fuqishëm dhe modern për ndryshime shoqërore. Imazhet kanë fuqinë unike për të edukuar dhe informuar sepse ato shkojnë përtej barrierave gjuhësore dhe dallimeve kulturore”, u shpreh Vouter Plomp, Ambasadori Holandez në Maqedoni.

Juri ndërkombëtare e ekspertëve i përzgjedhin veprat më të mira sipas së cilës edhe organizohet ekspozitë botërore. Ekspozita tanimë është  shfaqur edhe në Amsterdam, Bolonjë, Cakarta, Hanj dhe San Fransisco.

Përgaditi: Sabina Lazumova

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU