SHTYHET SEANCA PËR “TRAJEKTOREN”, GRUEVSKI: ATË QË KEMI BËRË NE, PO E BËN EDHE LSDM

432
0
SHPËRNDAJE

“Atë që kemi bërë ne, të njëjtën po e bënë edhe LSDM, ndërsa ne po akuzohem e ata jo” – kështu tha ish-kryeministri Nikolla Gruevski në lidhje me rastin Trajektorja. Për këtë lëndë, ai sot erdhi në seancë, por ajo u shty për më 18 dhjetor.

“Në të kaluarën kemi rast kur Qeveria e LSDM-së për ndërtimin e hidrocentrales “Kozjak” në të njëjtën mënyrë dhe në procedurë të njëjte ka marrë kredi nga Kina dhe e ka ndërtuar. Tani përsëri e bëjnë të njëjtën. Ne jemi të akuzuar për diçka që e kanë bërë edhe ata në të kaluarën dhe e bëjnë tani”, u shpreh Nikolla Gruevski, i akuzuar në lëndën Trajektorja.

Seanca u anulua pasi avokati Elenko Millanov në emër të të gjithë të akuzuarve kërkoi që nga gjykata që në seancë të ketë mjete audio-vizuale për incizim. Avokati Elenko Millanov i pyetur se përse pikërisht për këtë seancë gjyqësore kërkon të incizohet, ai u përgjigj:

“Për arsye se duam gjithçka që do të ndodh dhe gjithçka do të thuhet të mos kujdesemi dhe të mos brengosemi se në çfarë mënyre e njëjta është e futur ne proces verbal, por që me anë të incizimeve të mund ta kontrollojmë dhe të jemi të sigurt që gjithçka që aty ndodh është realisht e vendosur edhe në proces verbalin material të gjyqit”, tha Elenko Millanov, avokat.

Në rastin “Traektorja” përveç Gruevskit për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare për qëllime personale ta akuzuar janë edhe ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata akuzohen se në vitin 2012 dhe 2013 kanë marrë më shumë mjete me të cilat, në procedurën për zgjedhjen e ndërmarrjes për ndërtim të aksit rrugor Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur autorizimin e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej me shumë se 1 milion e gjysmë euro.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU