KËSHILLI I PROKURORËVE PUBLIK VENDOS, ISMAIL DARDHISHTA ZGJIDHET PROKUROR PUBLIK

447
0
SHPËRNDAJE

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme, për prokuror në prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë ka zgjedhur Ismail Dardhishtën,  i cili më parë ka qenë gjykatës në gjykatën kushtetuese dhe ministër i drejtësisë. Për kryetar të Prokurorisë së Lartë të Manastirit është emëruar Meri Tromboeva, ndërsa Biljana Stevçeva është emëruar si shefe e prokurorisë themelore publike të Radovishit. Hanefi Amet është zgjedhur për prokuror në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës.

Në Prokurorinë Themelore të Shkupit dhe në sektorin për krim të organizuar, nuk janë zgjedhur kryetar por vetëm ushtrues detyre meqë konkursi për këto vende dhe vendet e tjera do të përsëritet.

“Sipas parashikimeve tona duhet ta zgjedhim prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë dhe si anëtarë të Këshillit ishin unanim në qëndrimin se duhet ti lëmë hapësirë Prokurorit Publik të njoftohet se kush do të zgjidhet në pozicionet kryesore, ta ketë rastin të propozojë kandidatë, sidomos që përgjegjësinë për situatën në prokurorinë publike do ta mbajë ai “, u shpreh Kole Shteriev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU