DARKO DIMOVSKI KRYETAR I RI I LSM-së, PECO GRUJOVSKI, KONGRESIN E SHPALLI SI KONTRAVERS

430
0
SHPËRNDAJE

Darko Dimovski është kryetari i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai në garën për kryetar të shoqatës më të madhe të sindikatave, e fitoi Peco Grujovski nga Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile . Nga 108 delegatë, për Dimovskin votuan 69, ndërsa të tjerët e lëshuan kongresin. Kryetar i i ri i LSM-së premtoi luftë më të ashpër për të drejtat e punëtorëve.

“Procedura ishte demokratike ku pati edhe një kundërkandidat, kryetari i Sindikatës së Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile  Peco Grujovski. Për të votuan vetëm dy delegatë. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të bashkëpunojmë më tej, përkundrazi, do ta bashkojmë këtë lidhje në drejtim të të drejtave të punëtorëve”, u shpreh Darko Dimovski, Kryetar i LSM.

Për Grujovskin, ky ishte kongresi më kontrovers deri tani në të cilin vendoset për kryetarin e organizatës më të madhe sindikaliste. 40 delegatët që e lëshuan kongresin 15 minuta para mbylljes, nuk u pajtuan që votimi të bëhej në mënyrë publike, andaj në shenjë revolte, nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.

“Nuk kam se çfarë të komentoj, përveç se nga kjo humbëse është Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe punëtorët në Maqedoni”, tha Peco Grujovski, Kryetar i AOGJSH.

Kongresi i jashtëzakonshëm i LSM-së vjen pas tentimit të pasuksesshëm para pak kohe në Ohër që të caktohet kryetar i ri i sindikatës. Meqë kryetari është zgjedhur në kongres të jashtëzakonshëm, mandati i Dimovskit do të zgjas 2 vjet e jo 4. Përndryshe, pikërisht Dimovski dhe Grujovski ishin sindikalistët më të zëshëm të cilët e akuzonin ish kryetarin e LSM-së Zhivko Mitreskin për punë jotransparente dhe sjellje të vendimeve me porosi të pushtetit të kaluar. Pas shkarkimit të tij nga karriga e kryetarit të LSM-së, tek këta dy u rritën apetitet për lider të LSM-së, me çka e filluan betejën kundër njëri-tjetrit.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU