Ministri i Punëve të Jashtme i Zimbabves vdiq nga komplikimet e Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Zimbabves, Sibusiso Mojo vdiq pasi u prek me Kovid-19, deklaroi sot zëdhënësi i zyrës së presidentit Xhorxh Çaramba. Mojo (61), ish-gjeneral, vdiq në spitalin lokal herët në mëngjes, shtoi Çaramba, duke përkujtuar se ai është “ushtar i dekoruar dhe aktivist për liri”.

Ministri është njëri nga disa gjeneralët të cilëve u janë ndarë pozita prestigjioze në Qeverinë e presidentit aktual Emerson Mnangagva dhe partinë në pushtet ZANU-PF për meritat e tij gjatë goditjes ushtarake kundër ish-presidentit Robert Mugabe në vitin 2017.

Zimbabve shënon rritje të rasteve të reja të koronavirusit. Në vend deri më tani janë paraqitur gjithsej 28.675 raste të infeksionit, prej të cilëve gjysma pas Vitit të Ri. Nga Kovid-19 vdiqën 825 persona në Zimbabve