SONTE NDESHJET TJERA NË LIGËN E KAMPIONËVE

570
0
SHPËRNDAJE

Mbrëmë u kuptuan 8 klubet e para që kalojnë fazën e grupeve, sonte do të kuptohen edhe 8 tjera

Duke filluar nga ora 20:45 sonte do të mund të ndjekim 8 ndeshje të ligës së kampionëve.

Në grupin E ndeshen Liverpool kundër Spartak Moskës, si dhe Maribori kundër Sevillas. Liverpool i prin grupit me 9 pikë pas 5 ndeshjeve, Sevilla ka 8 pikë, Spartaku 6 kurse Maribori vetëm 2. Klubi rus shpreson në një befasi në ndeshjen Maribor Sevilla, si dhe në ndeshjen e tyre kundër Liverpoolit për një mundësi kualifikimi.

Në grupin F Manchester United ka dominuar plotësisht, duke marrë pikët maksimale nga të gjitha ndeshjet, dhe duke i prirë grupit me 15 pikë. Në vendin e dytë është Shakhtar Donetsk me 9 pikë, mirëpo ata rrezikojnë mos kualifikimin ngase sonte do të ndeshen me të parët e klubit, ndërsa Napoli që është në vendin e tretë me 9 pikë do të ndeshet me Feyenoordin që pas 5 ndeshjeve nuk ka akumuluar asnjë pikë, shkruan rtv21.tv.

Grupi G ka një situatë të rrezikshme për vendin e dytë. Besiktas tashmë është kualifikuar me 11 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Porto me 7 pikë, aq sa ka edhe Leipzig në vendin e tretë. Monaco ka vetëm 2 pikë në vendin e fundit, e sonte do të përballet me Porton, ndërsa Leipzig do ta presë Besiktasin në dy ndeshje të cilat do ta vendosin vendin e dytë.

Në grupin H tashmë dihen klubet e kualifikuara. Tottenham Hotspur me 13 pikë e Real Madrid me 10 kanë siguruar kalimin tutje, Borussia Dortmund dhe Apoel Nicosia kanë fituar nga 2 pikë në vendin e tretë dhe të katërt. Në kuadër të këtij grupi sonte do të ndeshen Real Madrid – Borussia Dortmund si dhe Tottenham Hotspur – Apoel Nicosia./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU