DO TË PEZULLOHET KUFIZIMI PËR SHITJEN E ALKOOLIT

508
0
SHPËRNDAJE

Ministria e Ekonomisë për dy muaj duhet të përgatisë ndryshime të Ligjit për tregti, me të cilat do të pezullohet kufizimi për shitjen e alkoolit pas orës 19, gjegjësisht 21 dhe do të mundësohet shitja edhe në kioska me posedim të licencës, informuan sot nga Ministria dikasteriale.

Informacionin për ndryshimet ligjore, Ministria e Ekonomisë e prezantoi në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa si rezultat i vizitës së realizuar të kompanive në kuadër të projektit “Mësojmë nga komuniteti  i biznesit”.

Propozimet, siç informoi sot zëdhënësi i qeveritar Mile Boshnjakovski, vijnë drejtpërdrejt nga bashkësia e biznesit dhe janë harmonizuar me odat ekonomike.

“Në mënyrë të veçantë është me rëndësi që ky informacion është i harmonizuar dhe i bërë me nismë të bashkësisë së biznesit, është biseduar me të gjitha kompanitë më të mëdha dhe me të gjitha odat ekonomike në Maqedoni”, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Me ligjin aktual shitja e alkoolit është kufizuar deri në orën 19 në periudhën dimërore, respektivisht deri në ora 21 gjatë verës. Në kioskat, ka ndalesë për shitjen e alkoolit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU