SSP-ja KËRKON ZGJIDHJE TË PROBLEMIT TË POLICISË SË BURGJEVE DHE ADMINISTRATËS

400
0
SHPËRNDAJE

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) kërkon që Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për kryerjen e sanksioneve të angazhohen dhe të ndikojnë gjatë sjelljes së Buxhetit për vitin 2018 të zgjidhen problemet e policëve të burgjeve dhe administrata në burgjet.

Kryetari i SPP-së Goce Delçev Todev, sot para Ministrisë së Drejtësisë deklaroi se kërkesat, situata reale dhe problemet në policinë e burgjeve do t’i prezantojnë në takimin zyrtar me ministrin e Drejtësisë, së bashku me kryetarët në burgjet.

“Njerëzit që janë policë të burgjeve dhe administratorë në policinë e burgjeve përballen me çështje serioze nga lloji i mospasjes së uniformës, orëve të punës, rregullimi i çështjeve në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës që të mos ndodhin padi dhe çështje lidhur me automjetet dhe transportin e personave të cilët janë në kryerje të detyrës. Nuk mund pagat dhe autorizimet të mos mbulohen me një vlerë të caktuar parash të planifikuar në pagesë”, tha Todev.

Theksoi se të gjitha komisionet dhe grupet e punës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të duhet seriozisht të mendojnë dhe të dinë se, siç tha, nuk mund asnjë dokument i punës dhe ligj të kalojë pa vërtetim nga SPP-ja, i cili ka anëtarësi prej pothuajse 50 për qind nga policia e burgjeve dhe të punësuarit në burgje.

Në kërkesat marrin pjesë nëntë nga gjithsej 12 burgje në Republikën e Maqedonisë, të cilët janë me organizata sindikale, në kuadër të SPP-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU