WESTBROOK UDHËHEQ THUNDER DREJT FITORES

509
0
SHPËRNDAJE

Oklahoma City Thunder ka regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Me një Russell Westbrook në super formë, Oklahoma City, triumfoi ndaj Utah Jazz 100:94.

Në fitoren e 11 sezonale të Thunder, Westbrook regjistroi triple-double prej 34 pikësh, 14 asistimesh dhe 13 kërcimesh. Te Jazz ishte e pamjaftueshme paraqitja shumë e mirë e Mitchel që realizoi 31 pikë.

Pas kësaj fitoreje Thunder i afrohet zonës së playoffit. Fantastik u tregua Breadly Beal në fitoren106:92,  të Washington Wizards në fushën e Portland Trail Blazers.

Beal shënoi një rekord në karrierë, duke realizuar plot 51 pikë, thuajse sa gjysma e pikëve të skuadrës së tij. Paraqitja e jashtëzakonshme e Beal lë në hije formën e mirë që shfaqi për Blazers, Damian Lillard, i cili shënoi 30 pikë.

Toronto Raptors mbetet skuadra me ecurinë më të mirë në ndeshjet shtëpiake. Në “Air Canada Center” kanadezët triumfuan 126:113 ndaj Phoenix Suns. Dyshja DeMar DeRozan dhe Kyle Lowry ishin më të mirë për Raptors me nga 20 pikë secili.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU