VDES YLLI FRANCEZ I ROKUT

605
0
SHPËRNDAJE

Hallyday ishte 74 vjeç.

Ylli më i madh i rokut në Francë, Johnny Hallyday, ka vdekur pas një betejë me kancerin e mushkërive.

Këngëtari i cili ka shitur rreth 100 milionë kopje, ka luajtur edhe në një numër filmash përgjatë karrierës së tij e cila filloi në vitin 1960.

Ai u bë një Chevalier i Legjionit D’Honneur nga Presidenti Jacques Chirac në vitin 1997.

Francezët e quanin  “Johnny ynë”, megjithëse, jashtë zonës frankofone, Hallyday ishte praktikisht i panjohur

Në një deklaratë, gruaja e tij Laeticia tha: “Johnny Hallyday na ka lënë,” raporton agjencia e lajmeve AFP. “Unë i shkruaj këto fjalë pa i besuar, por është e vërtetë. Njeriu i jetës sime nuk është më me ne. Ai na la sonte pasi jetoi gjithë jetën e tij, me guxim dhe dinjitet,” tha ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU