DHJETËRA MIJËRA TË EVAKUUAR PËR SHKAK TË ZJARREVE TË FUQISHME AFËR LOS ANXHELOSIT

585
0
SHPËRNDAJE

Zjarre të fuqishme pyjore në rajonin Ventura në Kaliforni në veri të Los Anxhelosit i kanë detyruar autoritetet lokale që të evakuojnë dhjetëra mijëra banorë, njofton televizioni CNN.

Tani për tani nuk ka viktima në zjarret, të cilat për shkak të erës së fuqishme, janë përhapur në 180 kilometra katror.

Në rrezik është edhe parku i madh argëtues “Mali magjepsës”.

Guvernatori i Kalifornisë, Xheri Braun shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Ventura dhe angazhoi 1.0000 zjarrfikës  që ta parandalojnë përhapjen e zjarrit drejt rajoneve me popullatë më të dendur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU